Aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë kryer shumë sulme ajrore në pozicionet e Hamasit në Gaza, në mëngjesin e së hënës, sipas ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite ka sulmuar Gazan gati se çdo ditë, që nga 6 gushti, bashkë me forcimin e bllokadës, në të cilën është ndaluar hyrja e gazit në termocentralin e vetëm të Gazas, duke e zhytur territorin palestinez në errësirë.

Sulmet e së hënës kanë pasur në shënjestër tunelin e Hamasit dhe disa pika ushtarake, sipas deklaratës së ushtrisë israelite.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, aeroplanët izraelitë patën shënjestër pjesën veriore të al-Qarara.

Izraeli dhe Hamasi kanë bërë tri luftëra, që nga viti 2008-të. Sulmet e fundit të Izraelit erdhën para se Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo të zbriste në Tel Aviv, në ndalesën e parë të tij gjatë vizitës 5-ditore në Lindjen e Mesme, raporton Al Jazeera.