Dymbëdhjetë infermierë e infermiere, të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), iu kanë bashkangjitur sot Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që FSK-ja ka kapacitete për të ndihmuar në çdo situatë.

“FSK-ja sikurse edhe Batalioni i Mjekësisë në kuadër të FSK-së, ka kapacitete mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në çdo situatë. Armatës së mijëra infermierëve në betejën kundër COVID-19, në këto ditë të vështira, iu bashkuan djemtë dhe vajzat e FSK-së”.

“E falënderova dr. Shkëlzen Sylën, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional, sikurse dhe Valbon Krasniqin, drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së”, ka thënë Zemaj në një postim në Facebook.