Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka vizituar strukturat partiake në Dragash, shkruan Gazeta Blic.

Nga atje ai ka dhënë indikacione se PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë në ditët në vazhdim.

“Do t’i përgjigjemi me dinjitet dhe integritet të gjitha zhvillimeve që lidhen me interesin nacional të vendit. PDK-ja është opozitë e pushtetit por jo e shtetit “ ka thënë Veseli.

Njoftimi i plotë i PDK-së:

Kryetari Veseli takon strukturat partiake në Dragash

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar strukturat e partisë në Dragash. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Uran Ismaili; anëtari i kryesisë, Enver Hoxhaj, Sekretari Elektoral, Betim Gjoshi, ai ka përgëzuar lidershipin dhe anëtarët e kësaj partie për punën e mirë që po e bëjnë. Njherësh, ka kërkuar edhe më shumë mobilizim e angazhim në shërbim të qytetarëve.

PDK është e konsoliduar dhe strukturuar fuqishëm në Dragash dhe gjithandej Kosovës.
“Do t’i përgjigjemi me dinjitet dhe integritet të gjitha zhvillimeve që lidhen me interesin nacional të vendit. PDK-ja është opozitë e pushtetit por jo e shtetit ” ka thënë Veseli.

Edhe kryetari i Komunës, Shaban Shabani dhe kryetari i degës së PDK-së, Vehbi Nazifi kanë falendëruar kryetarin Veseli dhe anëtarët e kryesisë duke premtuar angazhim në shërbim të qytetarëve, si dhe për të forcuar më shumë PDK-në.