Spanja do të kërkojë ndihmën e ushtrisë për të luftuar rritjen e numrit të rasteve me coronavirus.

Rreth dy mijë ushtarë do të ndihmojnë qeveritë rajonale në luftën ndaj pandemisë globale të quajtur COVID-19, tha kryeministri, Pedro Sanchez, raporton BBC.

Ai tha se evolucioni i epidemisë në vend ishte “shqetësues”, megjithëse shtoi se ishte akoma larg nga situata e mesit të marsit, kur u vendos një nga bllokimet më të rrepta të Evropës, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të fillojë të marrë përsëri kontrollin e jetës sonë”, tha 48-vjeçari, duke shtuar se “Ne duhet të marrim kontrollin, të prishim këtë kurbë të dytë”.

Ai i bëri thirrje vendit të sigurojë “frika nuk na paralizon dhe nuk na lejon të veprojmë”.

Ndryshe, spanjollët kanë raportuar më shumë se 405 mijë raste të virusit dhe më shumë se 28.800 vdekje.