Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka lëshuar një urdhëresë për mënyrën e përdorimit të ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit në sezonin veror. Ai këtë e ka bërë me qëllim që të evitohen keqpërdorimet nga qytetarët të cilët furnizohen me ujë nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
Në urdhëresën e lëshuar nga ai, shihen masat të cilat do të ndërmerren ndaj atyre që e keqpërdorin mujin e pijshëm./llapi.info