Gjermania ka regjistruar përsëri rritje të infeksioneve ditore me COVID-19.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 1.576 në 236429, treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infective, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me tre në 9,280, tregoi raporti.