Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë shëruar 154 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.406”, thuhet në njoftim.

Katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në Kosovë.