Një terrorist i ekstremit të djathtë që vrau 51 myslimanë në xhamitë e Zelandës së Re do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, pa asnjë mundësi për lirim me kusht, hera e parë që një dënim i tillë është shqiptuar.

Brenton Tarrent, 29 vjeç, u dënua të enjten pasi pranoi fajësinë në fillim të këtij viti për vrasjen e 51 burrave, grave dhe fëmijëve në dy xhami të Christchurch më 15 mars 2019, raporton CNN.

Viktima më e re ishte vetëm tre vjeç. Qytetari australian gjithashtu pranoi fajin për 40 akuza që përfshin vrasjet në tentativë dhe një akuzë për terrorizëm – ai është personi i parë në Zelandën e Re që u dënua për këtë lloj krimi, transmeton Telegrafi.

Tarrent u përfaqësua në seancë dhe zgjodhi të mos i drejtohej gjykatës, por udhëzoi avokatin të fliste në emër të tij. “Tarko nuk e kundërshton vendimin e gjykatës. Ai pranon të dënohet me burgim të përjetshëm, pa mundësi të apelimit”, tha avokati Pip Hall.

Gjykatësja Cameron Mander ndër të tjerash lexoi emrat e secilit viktimë dhe të lënduarit gjersa shtoi se “Ju nuk treguat mëshirë. Ishit brutal dhe i tmerrshëm – veprimet tuaja ishin çnjerëzore”.

Ndryshe, Zelanda e Re ka shfuqizuar në vitin 1961 dënimin me vdekje për vrasje, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ende e ka në fuqi dënimin më të rëndë jetësor