Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, përkatësisht Komisioni për Licencim, ka licencuar HandiKOS-in për shërbimet që orfon për personat me aftësi të kufizuar. Në këtë licencim është përfshirë edhe HandiKOS- dega në Podujevë.

“Me këtë licencë janë të përshira Degët e HandiKOS-it në: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë, Istog, Kamenicë, Drenas, Malishevë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftimin e HandiKOS-it në rrjetin social “Facebook”.

Licenca iu dorzua HandiKOS-it me datë 10.07.2015 nga Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në një ceremoni të veçnatë, ku u ndanë licencat për 13 organizata që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Me këtë rast puna dhe shërbimet e HandiKOS-it tani janë të licencuara dhe do të ofrohen nga profesionist të licencuar./llapi.info