Një lokal është bastisur në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, njofton Llapi.info.
Sipas raportit të PK-së, bastisja është bërë me urdhër të gjyqtarit, me ç’rast janë konfiskuar disa pajisje.
“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një printer dhe disa tiketa basti”, thuhet në raport.
Duhet theksuar se lojërat e fatit janë ndaluar në Kosovë që nga muaji mars i vitit 2019. Që nga atëherë, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione të ndryshme në vende ku është zhvilluar kjo veprimtari në mënyrë ilegale./Llapi.info