Tifozi i Liverpoolit, Valon Rexhepi, ka shprehur në një mënyrë të veçantë dashurinë që ka për klubin anglez.

Ai ka vendosur që djalit të tij t’i vë emrin Gerrard, sipas legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard.

Faqja zyrtare e tifozëve të Liverpoolit në Kosovë “Kosova Reds” përmes një postimi në Facebook ka publikuar një foto të Gerrardit të ri.

“Sot na u shtuan edhe dy anëtarë te Kosova Reds. Mirësevini Gerrard Rexhepi dhe Mal Jashari”, thuhet në postimi e Kosova Reds.

Image