Një person është therur me thikë në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, njofton Llapi.info.
“Fsh. Lupq i Poshtëm, Podujevë 26.08.2020-22:35. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila me një mjet të mprehtë (brisk) në disa pjesë të trupit e kishte goditë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë PK.
Sipas PK-së, e dyshuara, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”./Llapi.info