Me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH), ka bërë përtëritjen e shenjëzimit horizontal nëpër rrugët e qytetit të Podujevës.

Drejtori i DSHPMSH, Faik Muçiqi, ka thënë se në kuadër të realizimit të këtij projekti, janë bërë shenjëzimet horizontale në rrugët kryesore të qytetit.

Ky projekt, që ndihmon sigurinë në komunikacion, u realizua pas përfundimit me sukses të projektit për vendosjen e shenjëzimeve vertikale në qytet dhe në disa fshatra./llapi.info