Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti ka bërë të ditur se prej sot ka hapur zyrën e tij e cila do të jetë hapësirë e përbashkët me qytetarët për të diskutuar për çdo problem, për idetë që kërkojnë mbështetje dhe mbi të gjitha për të qenë afër njëri-tjetrit.

Hoti tha se parim bazë i angazhimit të tij dhe punës së përditshme në Kuvendin e Kosovës është të qenurit afër qytetarët dhe në funksion të kësaj do të jetë edhe më afër, duke dëgjuar zërin profesional dhe kritik, për t’i plotësuar iniciativat ligjore me propozime konkrete që ndikojnë direkt dhe në mënyrë përmbajtjesore në jetën e secilit.

Postimi i plotë:

Ashtu siç kam premtuar para jush kur kërkova besimin tuaj, kam knaqësinë t’iu njoftoj që nga sot po hap Zyrën time e cila do të jetë hapsira jonë e përbashkët për të diskutuar për problemet që kërkojnë zgjidhje, për idetë që kërkojnë mbeshtetje dhe mbi të gjitha për të qenë afër njëri tjetrit qytetar të nderuar të Podujevës dhe Kosovës.

Parim bazë i angazhimit tim dhe punës se përditshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është të qenurit afër qytetarit dhe në funksion të kësaj do të jem afër jush duke degjuar zërin tuaj profesional dhe kritik për ti plotësuar iniciativat ligjore me propozime konkrete që ndikojnë direkt dhe në mënyrë përmbajtësore në jetën e secilit nga ne.

Planifikimet për hapjen e Zyrës ishin krejt tjera, me shumë miq të ftuar e mbështetës të shumtë që ishin me mua gjate dhe pas fushatës. Mirpo për shkak të rrethanave te krijuara nga pandemia COVID-19 do të kujdesemi për shëndetin e njëri-tjetrit duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombetar të Shendetit Publik dhe duke mundesuar kështu takime të tjera të përbashkëta në të ardhmen.

Për mënyrën e funksionimit te zyrës dhe gjithçka tjeter rreth saj do të njoftoheni ditëve në vijim.

Na prift e mbara!

Ashtu siç kam premtuar para jush kur kërkova besimin tuaj, kam knaqësinë t’iu njoftoj që nga sot po hap Zyrën time e…

Gepostet von Visar N. Hoti am Samstag, 29. August 2020