Barcelona është përballur me 15 ditë tejet të vështira dhe kjo mund të thuhet se nuk ju kishte ndodhë në historinë e tyre 120-vjeçare.

Që kur Hans Gamper e themeloi klubin në vitin 1899, katalunasit kishin kaluar nëpër shumë sfida të ndryshme, mirëpo jo në një situatë të tillë.

Por, çfarë ndodhi brenda 15 ditësh te Bluagranasit, është si një ëndërr e keqe për ta, që mund të thuhet se ishte e parashikueshme nga rrjedha e pesë viteve të kaluara në krye me presidentin Josep Maria Bartomeu me afro një miliard euro të shpenzuara në transferime.

Që nga 14 gushti e deri më sot, humbja 8-2 nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, shkarkimi i Quique Setien (i dyti brenda sezoni nga ai i Ernesto Valverdes), nënshkrimi me Roland Koemanin dhe letra e Lionel Messit për t’u largua nga Camp Nou pas 20 vitesh karrierë.

Të gjitha këto ngjarje, i shokuan tifozët katalunas, që kanë filluar të protestojnë para ambienteve të klubit, duke kërkuar dorëheqjen e Bartomeut.
Situata aktuale është shumë e rëndë, derisa disa anëtarë të bordit e mendojnë zëvendësin e Messit me një lojtar tjetër.

Ky do të ishte një gabim tjetër trashanik i Barcelonës nëse vendosë të bëjë një hap të tillë, me tifozët që nuk e do e falin këtë gjë.

Shumëkush e cilëson se Barcelona identifikohet me Messin dhe anasjelltas, e një largim i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, do shkaktonte edhe më shumë zemërim të tifozëve katalunas. /Telegrafi/