“Pa lëvizë as anej as knej qe ku e kom jakën e qes për me flejt se ndryshe s’muj”
Në këtë mënyrë Xhemile Ibishi e bënë gjumin tash e shtatë muaj, njofton Klan Kosova.
Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, gruas që vuan nga diabeti, mbipesha, problemet me veshkë e mushkëri dhe tromboza, ia ka pamundësuar asaj të lëvizë nga vendi.
Për më tepër 53 vjeçarja së fundmi u diagnostikua edhe me kancer.