Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, shkaku i pandemisë COVID-19 e ka vlerësuar vitin 2020 si vit të mbrapshtë.

Sipas tij vit i mbrapshtë ishte edhe për politikën kosovare, pasi vullneti i votuesve u vendos në tavolinë pazaresh dhe marrëveshjet u bënë nën tavolina.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Avdyli ka thënë se acarimi politik është vulosur nga virusi i përqarjeve politike e distancimi nga vlerat demokratike.

Tutje ai uron që ky vit i mbrapshtë të mbarojë sa më shpejt dhe t’i kthehemi vlerave të mirëfillta.

Ky është postimi i tij i plotë:

Viti 2020 viti mbrapshtë ku më shumë shkruamë -Ngushllime sesa Urime.

Vit i mbrapshtë ku izolimi u bë sinonim i mbijetesës e distancimi social mes nesh u rrit si asnjeherë më parë. Qytetarët më sdo pyesin sa fitoi ai po a mbijetoi muajin apo falimentoi.

Ky vit mbetet i mbrapshtë edhe për politikën Kosovare, ku vullneti i votuesit u vendos në pazar tavolinash e marreveshjet u bënë nën tavolina .

Acarimi politik mes partish u vulos nga virusi i përqarjeve politike e distancimi nga vlerat demokratike .Ky vit i mbrapshtë do kujtohet edhe si vit kur vijat e kuqe aleancash te vendosura në letra u zverdhën në prapaskena partneritesh të fshehura.

Dhashtë zoti që ky vit i mbrapshtë të mbaroi sa më shpejtë e ti kthehemi vlerave të mirefillta.

Ti kthehemi komunikimit normal, dashurisë e respektit, mbajtjes së premtimit , e sinqeritetit, e me qytetarin të afrohemi e të shikohemi në sy pa drojë nga virusi e shkelja e besimit të tyre në ne nga lojrat që ndodhën.

Unë jam optimist siq 2020, ky vit mbrapshtë do mbaroi edhe ditët e rikthimit në vlerat e mirëfillta do vijnë. Pas çdo nate sa do errët që është, vie dita edhe më ndritshme.