Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 610 raste të reja me Covid-19.
Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 242,381 persona.
Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe, shkruan The Guardian, transmeton Express.
Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimit të lëvizjes me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe ka përgatitur pako të mëdha financiare për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia