Një mbyllje totale e dytë mund dhe do të shmanget, ka thënë ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier.

Gjatë një konference për media, ai ka thënë se më e keqja e pandemisë tashmë ka mbetur pas shpinës për Gjermanisë dhe që sipas tij ekonomia e vendit ka shënuar përmirësim nga maji, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë ai është shprehur se në vitin 2020 do të ketë rënie deri në 5.8 përqind.