Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave ma armë në rrugën “Fahri Fazliu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, gjersa detaje më të hollësishme ka dhënë në raportin e saj të përditshëm.

Policia e Kosovës ka thënë se katër të dyshuar janë në kërkim, ndërkohë që njëri që ka shtënë me armë në ajër është arrestuar.

“Rr.Fahri Fazliu, Podujevë 31.08.2020, 20:17. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku njësit policore kanë dal ne vendngjarje dhe kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar. Më pas është konfirmuar se dy persona janë në tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe të njëjtit më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm. Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari  katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar”, ka njoftuar PK.

Ndërkohë, Llapi.info ka raportuar edhe mbrëmë në lidhje me këtë incident, derisa ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes./Llapi.info