Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të mërkuren ka paralajmëruar se është duke punuar “në hartimin” e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, ligj ky që ekziston tash e 6 vjet.
Zemaj, përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, ka postuar fotografi të takimit lidhur me këtë.
“Me zyrtarët përgjegjës për hartimin e legjislacionit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, biseduam për kompletimin e kuadrit ligjor, si dhe rreth dinamikës për përgatitjen dhe hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe plotësimin me aktet nënligjore të ligjeve përkatëse”, ka shkruar ai në përshkrimin ngjitur me këto fotografi.
Ligji për Sigurimet Shëndetësore ekziston tash e 6 vjet.
Dy nene të tij është dashur të amandamentohen që nga viti 2016.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani nuk kishte arritur ta dërgojë atë në Kuvend, pasi që ishte rrëzuar qeveria, derisa ish-ministri Uran Ismajli nuk ishte marrë me të.