Dritro Shabani, shofer i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Xhavit Avdiu – Inspektor në Komunën e Podujevës, të shoqëruar nga disa simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë shkelur vendimet e institucioneve vendore për parandalimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Blic.
Në ambient të mbyllur, me mish, birra e fanta përpara, kanë publikuar fotografi në rrjete sociale.
Publikimin e kësaj ndeje në kohë pandemie, e ka bërë Inspektori i Komunës së Podujevës, Xhavit Avdiu, të cilit i mjaftuan gjashtë për të kuptuar veprimin e tij, duke e fshirë fotografinë nga rrjeti social “Facebook”.
GazetaBlic ka siguruar fotografinë e publikuar nga njerëzit e afërm të Agim Veliut, gjatë ndejës së tyre në kohë pandemie.
Ministria e Punëve të Brendshme, në të cilën Dritro Shabani, punon si shofer i ministrit, kohëve të fundit ka ndarë dënime për qytetarët e vendit, nën arsyetimin “se nuk po i vendosin maskat siç duhet”.
Këto dënime janë shqiptuar nga Policia e Kosovës, institucion i cili është në kuadër të MPB-së.
Këso lloj skeljesh në kohë pandemie janë bërë ditë më parë nga zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gazeta Blic ka raportuar për ndejën në kohë pandemie ku kishin marrë pjesë Sami Lushtaku, Uran Ismaili dhe disa zyrtarë tjerë të PDK-së.