Sampdoria është e interesuar të bëjë lëvizje për lojtarin shqiptar të Wolverhamptonit dhe ish-lojtarin e të rinjve të Bayern Munichut, Meritan Shabani.

21-vjeçari që luan në pozitën e organizatorit të mesfushës u transferua nga Bayerni te Wolvesi verën e kaluar për 1.5 milionë euro. Megjithatë, ai menjëherë pati dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit. Ky dëmtim ka bërë që ai ende të mos kthehet në aksion sërish.

“Calciomercato” shkruan se Sampdoria është duke e shikuar situatën me kujdes dhe pritet që shpejt të bëjë një ofertë zyrtare për Shabanin.

Trajneri Claudio Ranieri shpreson që lojtari i Kombëtares së Gjermanisë për grupmoshën U20 të rritet dhe të zhvillohet si lojtar pas rikthimit në fushë.