India ka shënuar më shumë se 90,000 raste të reja me koronavirus, të dielën, rekord botëror për raste të infektuara në 24 orë.

Sipas të dhënave zyrtare, 90,632 raste u shënuan ndërsa 1,065 të vdekur duke e çuar numrin në 70,626, raporton Reuters.

India pritet ta kalojë Brazilit gjatë së hënës dhe të dalë në vendin e dytë me numër më të madh të të infektuarve me koronavirus pas SHBA-së.

Numri total i rasteve në Indi ka arritur në 4.1 milionë, ndërsa janë shëruar rreth 3.2 milionë prej tyre.

Ekspertët e shëndetit kanë thënë se disa zona të vendit po përballen me valën e dytë të virusit dhe se numri i të infektuarve po rritet sepse po rriten testimet dhe po lehtësohen masat e ndalimit në aktivitetet publike.