Qeveria e Palestinës ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia morën vendim për të hapur Ambasadat e tyre në Izrael.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ky vendim është i pajustifikuar dhe agresion i qartë kundër popullit palestinez.

Në komunikatë bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të tërhiqen nga ky vendim, raporton mediumi kinez Xinhua.

Reagime rreth kësaj çështje ka pasur edhe nga ana e Ligës Arabe si dhe nga Turqia.

Shkrimi i plotë:

http://www.xinhuanet.com/english/2020-09/06/c_139345859.htm