Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se me njohjen nga Izraeli Kosova merr një fuqizim të madh në planin ndërkombëtar. Një ngjarje e tillë sipas saj është historike.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli është një ngjarje historike, me të cilën shteti jonë mori një fuqizim të madh në planin ndërkombëtar, duke marrë parasysh se Izraeli është një fuqi botërore me ndikime të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare’, shkroi ajo në Facebook.

Shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Falënderime të përzemërta për Kryeministrin Netanjahu, Izraelin dhe popullin ebrej me të cilët na lidh një histori e ngjashme tragjike. Pafund mirënjohëse Presidentit amerikan Trump që bëri të mundur këtë njohje me rëndësi të veçantë për paqen në rajon dhe gjeopolitikën perëndimore. Jemi duke brohoritur nga gëzimi së bashku me shokët e mi të studimeve në Universitetin e Harvardit dhe shumë miq tjerë izraelit që patën simpati e mbështetje të vazhdueshme që kjo njohje historike të ndodh.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është një ngjarje historike, me të cilën shteti jonë mori një fuqizim të madh në planin…

Gepostet von Edita Tahiri am Sonntag, 6. September 2020