Qeveria italiane planifikon të zgjasë masat për të parandaluar përhapjen e coronavirusit deri në fund të shtatorit, e cila përfshin mbajtjen e maskave dhe distancën sociale.

Shumë nga masat aktuale pritet të mbarojnë të hënën. Sidoqoftë, dekreti i ndryshuar pritet të publikohet së shpejti, transmeton Telegrafi.

Kryeministri, Giuseppe Conte ka në plan të zgjasë masat anti-virus deri më 30 shtator, njoftoi e përditshmja italiane Corriere della Sera.

Nëse masat shtrihen, italianët do të vazhdojnë të mbajnë maska mbrojtëse në transportin publik dhe në ndërtesat publike.

Maskat janë gjithashtu të detyrueshme në sheshet e hapura dhe në zona të tjera të jashtme midis orës 18:00 deri në 6 të mëngjesit. Tubimet e mëdha do të jenë akoma të ndaluara, siç janë koncertet dhe tifozët në stadium.

Ndryshe, Italia deri më tani ka raportuar 276 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 35534 persona.