Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 85 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 432 mostrave, raporton Llapi.info.
Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën edhe 5 persona të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 568.
Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja, shtatë raste të reja janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht dy në qytet, dy në Gllamnik dhe një në fshatrat Bellopojë, Dobratin dhe Kalaticë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.
Të dhënat e së hënës tregojnë edhe për 97 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 10.643.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.204. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.993./Llapi.info