Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur presidentit, Thaçi pasi ai gjatë ditës së sotme në një konferencë për media tha se të gjithë ata që kanë thënë se ka “thika, harta e ndarje të Kosovës” në Shtëpinë e Bardhë, duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve.
Haxhiu tha se pyetja për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër.
“Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për vetën, ani pse përgjigjen e dijmë, madje të vërtetën. Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura”
“Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikan kemi deklaratat e vet presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.