Falënderimin për shtetin e Izraelit që e njohu mëvetësinë e Kosovës e tha në dy gjuhë.

E ky veprim i kryeparlamentares Vjosa Osmani, nuk i iku pa e vënë re, kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Video incizimin e Osmanit, të realizuar para pllakës përkujtimore në nderim të popullit hebre, shefi i qeverisë së izraelit e shpërndau në llogarinë e tij në Facebook.

Por, ky nuk ishte selami i vetëm i Osmanit të hënën. Një tjetër ajo e pati edhe për kreun e qeverisë kosovare Avdullah Hotin. Veçse jo fort të këndshëm.

Kjo si kundërpërgjigje ndaj reagimit të tij që Osmani do të pendohet për veprimet e saja.

Por e para e parlamentit kosovar thotë se nuk ka për çka ti bije pishman.