Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1 499 raste të reja të Coronavirusit. Një ditë më parë u regjistruan 814 raste.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 252 298 shkruan “The Guardian”.

Gjatë 24 orëve të kaluara, u regjistruan edhe katër viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re shkoi në 9 329.

Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.

Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe i ka larguar masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen.