Në Gjermani regjistrohen 1176 raste të reja me koronavirus
Në Gjermani janë regjistruar 1176 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale e të infektuarve ka shkuar në 253.474.

Bazuar në të dhënat e publikuara të mërkurën nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, në 24 orët e fundit kanë vdekur nëntë persona. Shifra totale e të vdekurve në Gjermani nga COVID-19 ka arritur në 9338, raporton agjencia Reuters.