Ka shkuar në 18 numri i viktimave me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bedrie Rama.
“Dje është shënuar edhe një rast me fataltitet në Podujevë, duke bërë kështu që numri i viktimave me koronavirus në total të arrijë 18”, ka thënë Rama.
Sipas Ramës, aktualisht në Podujevë me këtë virus janë edhe 70 persona. Deri më tani, pozitivë për koronavirus janë konfirmuar mbi 600 persona, ndërkohë që 480 prej tyre janë shëruar./Llapi.info