Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 70 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 633 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe tre pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 589.

Siç ka njoftuar IKSHPK-ja, dy raste të reja janë nga Komuna e Podujevës. Një në fshatin Lluzhan dhe një në fshatin Sfeçël.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 122 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 11.272.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.566. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.705./Llapi.info