Dy policë në Los Angeles janë në gjendje kritike, pasi që janë qëlluar në atë që policia e ka quajtur pritë.

Në videon që është përhapur në rrjetet sociale, një person shihet duke iu afruar veturës së policëve, para se të hapë zjarr dhe të ikë.

Sherifi në Los Angeles, Alex Villanueva e ka dënuar këtë sulm, duke e quajtur “vepër qyqare”. I dyshimti mbetet në arrati.

Rreth 40 policë janë vrarë në detyrë në SHBA më 2020, tregojnë statistikat e Byrosë Federale amerikane të Hetimeve, raporton BBC.

Policët e qëlluar nuk janë identifikuar, por është thënë se bëhet fjalë për një police 31-vjeçare dhe një polic 24-vjeçar.