Perimja që gjen vend kudo në kuzhinë dhe konsumohet nga të gjithë, patatja.
Patatet mund t’i gjeni të skuqura, të pjekura, të ziera, në gjellë apo sallatë.
Nuk ka rëndësi mënyra e gatimit, shija e tyre mbetet gjithnjë e thjeshtë dhe e mrekullueshme.
Dukë qënë ndër perimet që përdoret kudo, AgroWeb.org ju tregon një mënyrë të re përgatitje të tyre.
Në mënyrë që t’i shijoni çdo herë ndryshe dhe plot shije.
Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre farë lehtë.
Përbërësit
4 patate mesatare
1 vezë
4-5 domate të vogla
1 lugë gjelle djathë kaçkavall i girë
2 lugë gjelle djathë i bardhë
kripë
piper i zi
vaj ulliri
majdanoz
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb.org ju këshillon të filloni duke zier patatet në një tenxhere me uje për 10-15 minuta.
Ziejini ato bashkë me lëkurën e më pas kullojini dhe lërini të ftohen në një pjatë.
Bëni kujdes të mos i zieni shumë patatet, pasi do të piqni më vonë edhe në furrë.
Kur të jenë të ftohta, prisni disa cm pjesën sipër të tyre përsëgjati dhe me anë të një luge, hiqni me kujdes tulin e brendëshëm.
Pastrojini tërësisht patatet nga pjesa e brendëshme duke i lënë ato bosh, por me anët dhe bazamentin të trrashë.
Hidhni tulin në një enë të thellë, bashkë me vezën, djathin e bardhë, atë kaçkavall, kripë dhe piper të zi.
Përziejini të gjithë këta përbërës mirë në enë, dërisa të formohet një masë kompakte e trrashë.
Mbushini patatet që latë mënjanë më parë, me përzierjen e tulit që përgatitët më lart duke e ngjeshur mirë.
Ndërkohë zgjidhni një tavë mesatare, spërkateni me vaj ulliri dhe shtoni domatet e vogla apo ato që ju dëshironi.
Vendosni aty dhe patatet me kujdes, duke i spërkatur me pak vaj dhe futini në furrë të ngrohtë.
Piqini në temperaturën 180 gradë C për 20-25 minuta.
Nxirrini nga furra, lërini të ftohen për 2-3 minuta dhe shtoni pak majdanoz sipër sipas dëshirës.
Më pas mund ti shërbeni nëpër pjata për ti shijuar./AgroWeb.org