Ata që e njohin dhimbjen që mund të shkaktojnë gurët në veshka e dinë që është një nga dhimbjen më të forta që mund të përjetojë njeriu, madje edhe më të forta se dhimbjet e lindjes.

Nëse keni dhimbje të veshkave përveçse duhet të pini shumë ujë të pastër, të hani ushqimet të pasura me kalicium, magnez dhe vitaminë B, ju duhet të konsumoni dhe shumë limonë, transmeton oranews këshillën e ekspertëve.

Uthulla e mollës ose limoni mund t’ju ndihmojnë në luftimin e gurëve në veshka.

Konsumimi i këtyre produkteve në pije gjatë ditës do t’ju ndihmojë në shërimin e veshkave dhe do të bllokojë formimin e gurëve.

Këto lëngje po ashtu do të ndihmojnë shpërbërjen e shpejtë të gurëve ekzistues.

Ju do të përzieni vajin e ullirit dhe lëngun nga limoni organik më pas pini përzierjen. Prisni gjysmë ore dhe pastaj shtrydhni lëngun e një gjysmë limoni, shtoni një lugë uthull molle dhe pijeni.