Shkruan Ajet Delaj:
-Rithemelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë është emergjencë për të shpëtuar Shtetin e Kosovës-
– Meqë Mandati i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë i ka mbaruar afati që në Gusht, ajo duhet të rithemelohet urgjentisht dhe t’i jepet një mandat i gjerë me ekspertë të Departmentit të Drejtësisë së Amerikës e me ndihmën e Presidentit Trump.
Nga Ajet Delaj- New York –
Arrestimi i gjygjtarve apo prokurorët që kanë pasur mundësi për ti nxjerrë nga gjykata speciale këto dokumente është domosdoshmëri pasi Gjykata Speciale nuk mund të marrë me vete Shtetin e Kosovës.
Të deklarohet nëse gjykata speciale ështe thyer fizikisht si ndërtesë ose të arrestohen ata që kanë abuzuar me detyrën nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar cfarë mund të shpëtohet.
Këtë duhet ta bëjnë institucionet e Kosovës pasi Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës e në këto kushte Gjykata Speciale ka konflikt interesi.
Nuk e kanë detyrim ligjor organizata e veteranëve të luftës e as gazetarët që të ruajnë dëshmitarët e Gjykatës Speciale.
Zotërinj të Gjykatës Speciale po luani me fatet e Shtetit të ri të Kosovës dhe këtë institucionet e Kosovës nuk duhet ta lejojnë.
Nëse Gjykata Speciale e Hagës në Kosovë nuk arreston abuzuesit e saj me detyrën e shenjtë të dhënies së drejtësisë atëherë kjo Gjykatë nuk është e besueshme për askënd në vendimet e saj të mëtejshme.
Unë i bëj thirrje institucioneve të Kosoves që në bashkëpunim me istitucionet Amerikane të rithemelojnë Gjykatën Speciale së bashku me korigjimin e nevojshëm jo si gjykata për krime etnike por për një gjykatë speciale për të gjitha krimet e ndodhura në Kosovë madje edhe para luftës pasi krime kundër njerzimit futen edhe helmimi i fëmijve të Kosovës .
Së bashku me rithemelimin e Gjykatës Speciale parlamenti i Kosovës të autorizojë Prokurorin e Përgjithshëm të Repuplikës së Kosovës që të fusin nën hetim të tërë stafin aktual të Gjykatës Speciale.
Kriminelët e luftës duhet të përballen me drejtësinë pamvarsisht se të cfarë etnie janë dhe kur i kanë bërë krimet.
A ka krim më të madh kundër njerëzimit se masakrimi I familjarve të Adem Jasharit duke përfshirë gra e fëmijë.
Politikanë të Kosovës bëhuni serioz e dilni për Zot gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës, bëhuni avokatë të martirëve!
Rithemelimi i Gjykatës Speciale për krimet e ndodhura në Kosovë me mandat mësë pakti përgjatë 40 viteve të fundit është domosdoshmëri për të shpëtuar Shtetin e Kosovës por edhe për t’i treguar botës se kush janë kriminelët dhe krimet që kanë ndodhur në tokën e Kosovës.
Gjaku i dëshmorve dhe i të gjithë të pafajmshmëve thërrasin për drejtësi.
Kosova ka nevojë për drejtësi e politika e Kosovës ja ka borxh popullit të Kosovës instalimin e sistemit të drejtësisë .
Do t’ju sugjeroja që t’i kërkoni ndihmë edhe Qeverisë Izrealite pasi institucionet Izrealite kanë një eksperiencë të pashoqe në ndjekjen e kriminelëve që kanë bërë krime ndaj njerëzimit.
Rithemelojeni Gjykatën Speciale në bashkëpunim me institucionet Amerikane larg manipulimeve të okupatorve serb e tërë atyre që i kanë larë duart me gjakun e të pafajshmeve, pavarësisht etnisë së kriminelëve.
Pa drejtësi nuk ka shtet demokratik e për shtetin ligjor të së drejtës kanë dhënë jetën djemtë e Kosovës .
Politikanë të Kosovës merrni përgjigjesitë për Kosovën e martirët e saj pasi kriminelët duhet të jenë pas hekurash,ata nuk munden e nuk duhet të përcaktojnë fatin e Kosovës.
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë duhet të rithemelohet me një mandat shumë më të gjërë në ndjekje të kriminelëve multietnikë për një periudhë më së pakti 40 vjeçare.
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë është një realitet që askush nuk duhet ta çojë në mendje se mund ta sabotojnë pasi Gjykata Speciale është pazgjithshmërisht me fatet e Shtetit të Kosovës.
Meqë mandati i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hage i ka mbaruar afati që në Gusht është një lehtësi e madhe për ta rithemluar atë me mandate të gjerë e ekspertë të Departmentit të Drejtësisë së Amerikës e ndihmën e Presidentit Trump.
Kjo për mua është rruga e vetme për të korigjuar gabimet e së shkuarës e përcaktuar të ardhmen e shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës.