Viktima femër, E.P., viti i lindjes 1975, ka marr lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një plumb qorr derisa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së saj. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur Policia e Rajonit të Podujevës në raportin për 24 orët e fundit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumosh të Podujevës, ku është raportuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës. Viktima femër është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Po ashtu, raportohet edhe për një rast tjetër, përdorim i armës në fshatin Letanc të Podujevës, me ç’rast personi i gjinisë mashkullore N.P., viti i lindjes 1974, dyshohet të ketë goditur veten me armë zjarri. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa, në fshatin Ballofc të Podujevës, raporohet për një mosmarrëveshje rreth një mjeti të punës, me ç’rast i dyshuari ka goditur viktimën me grusht në fytyr duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore./llapi.info