Për pesë ditë prindërit llapjanë do të kenë mundësi t’i bëjën synet fëmijët e tyre falas.

Kjo pas një bashkëpunimi mes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), në Komunën e Podujevës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Podujevë.

Bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare do ta sjell një grup mjekësh kirurgë nga Turqia, të cilët për pesë ditë, në mënyrë vullnetare do të ofrojnë falas shërbimet e tyre për kryerje të synetive për fëmijët e Komunës së Podujevës.

DSHMS i fton të gjithë prindërit dhe familjarët që të rezervojnë terminët për fëmijët e tyre.

Regjistrimi bëhet nga sot, 13 korrik deri më 25 korrik 2015, në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë./llapi.info