Më pako ushqimore në vlerë prej 50 eurosh janë ndihmuar sot 160 familje në nevojë nga Komuna e Podujevës.

Kjo ndihmë ka ardhur nga bashkëpunimi mes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqeniës Sociale në Komunën e Podujevës me donatorët Enver Abazin dhe Muharrem Ajvazin.

Agron Hyseni, drejtori i DSHMS në Komunën e Podujevës, ka falenderuar donatorët që po ndihmojnë për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në prag të festës së Bajramit.

“Falë zemërgjerësisë së donatorëve vullnetmirë kemi arritur që të sigurojmë pako ushqimore për të gjitha familjet në asistencë sociale, të cilat i kemi të evidentuara në Qendrën për Punë Sociale” ka thënë Hyseni.

Ai ka theksuar se DSHMS është duke përgatitur vendimet për subvencionim edhe te 50 familjeve me mjete financiare për sigurimin e barërave./llapi.info