Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do e kalonte natën në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, në pritje të ndonjë procesi gjyqësor, po të funksiononte ligji si duhet.
Ai këtë deklarim e ka thënë nëpërmjet llogarisë së tij ‘Facebook’, teksa ka thënë se kapja e shtetit është simbolikë e Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Express.
“Anti-vlera dhe kapja e shtetit eshte shenderruar ne politike kryesore e Qeverise Hoti”, thuhet në reagimin e Miftarajt.
Tutje, ai ka shprehur nevojën për një proces vetting-u edhe në Universitetin e Prishtinës.
“Kerkeses se Vettingut ne Polici, Prokurori dhe Gjykata duhet shtuar edhe Universitetit te Prishtines. Vetem paramendo sa studenta kalojne permes “edukimit” nga lloji i “profesorave” alla Avdullah Hoti”, deklaroi tutje Miftaraj.