Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së dielës në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info