Në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, Llapi i shkon sot Feronikelit, shkruan Llapi.info.
Ndeshja pritet në nis me fillim nga ora 14:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Pas startit tejet të dobët të klubit nga Zahir Pajaziti”, Llapi kërkon pikët e plota edhe në këtë takim të vlefshëm për javën e nëntë, ndërkohë që synim të njëjtë kanë edhe nikoqirët.
Në këtë duel, ekipi i Tahir Batatinës hyn pas fitores së parë në këtë edicion nga Arbëria, derisa “Nikli” u ndal baras nga Besa e Pejës.
Pas tetëve ndeshjeve, Llapi numëron pesë pikë dhe pozicionohet në vendin e parafundit, 2 pikë më pak se Feronikeli që zë vendin e tetë në tabelë.
Genc Nuza, i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje./Llapi.info