Llapi ka pësuar humbjen e radhës në këtë edicion, pas disfatës nga Feronikeli me rezultat 1-0, raporton Llapi.info.
Në pjesën e parë në “Rexhep Rexhepi” Llapi pati iniciativën e lojës, që rrezikoi me Mentor Zhdrellën dhe Elvis Prençin por pa sukses.
Feronikeli u kthye ne lojë me disa raste, ku Mendurim Hoti ishte ai që dilte më shpesh në rast.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Yll Hoxha që goditi shtyllën nga një kënd shumë i vështirë.
Llapi në pjesën e parë tentoi me Arbnor Ramadanin, por goditja e tij shkoi në duart e portierit Ilir Avdyli.
Me të filluar pjesa e dytë Feronikeli gjeti golin. Zhvillohej minuta e 53-të kur Yll Hoxha me një goditja dënimi nga larg shënoi për 1-0.
Rastin më të mirë për Llapin e kishte Ahmed Januzi, por nuk arriti të shënojë.
Feronikeli mori fitore pas shtatë xhirosh, ndërsa tani ka 10 pikë. Llapi mbetet i parafundit me pesë pikë./Llapi.info