Dy raste të njëpasnjëshme të rrahjeve kanë ndodhur në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastet i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e sa ditor. Sipas PK-së, nga këto përleshje kanë mbetur të lënduar disa persona, por që policia s’e ka specifikuar se për sa persona të lënduar bëhet fjalë.

“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është kërkuar në lokacionin e tij, por nuk është hasur. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë”, ka njoftuar PK.

“Raportohet se ka ndodhur një përleshje fizike mes disa të rinjve meshkuj kosovarë, me ç’rast për shkak të lëndimeve të gjithë personat kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet tutje në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info