Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar edhe 281 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 932 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK), duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 673.

Sipas ISKHPK-së, tri raste të reja janë nga Komuna e Podujevës. Një rast në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Llapashticë e Poshtme Lupc i Poshtëm.

“astet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste.

Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18.626. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.658./Llapi.info