Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe dialogun Kosovë-Serbi.Sipas Osmanit, fajtor për marrëveshjen e Asociacionit janë presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo e quan gabim shumë të madh që në vitin 2015 deputetët e LDK-së e votuan këtë marrëveshje në Kuvend.“Në vitin 2013 kur Thaçi e nënshkroi marrëveshjen e cila u ratifikua në Kuvend, ai kurrë nuk do të mund ti bënte 2/3 që duheshin për ratifikim sikur LDK-ja mos t’i ndihmonte.

Unë atëherë kam qenë e vetmja nga LDK-ja që kam votuar kundër, dhe sikur edhe të tjerët ta besonin vlerësimin që pe japin tash pas shtatë vitesh se ka qenë e dëmshme ajo marrëveshje e nënshkruar nga Thaçi atëherë kurrë nuk do të arrinte ta bënte atë marrëveshje të obligueshme sepse nuk do t’i merrte votat për ratifikim. Ka qenë gabim i madh që deputetët e LDK-së në atë kohë e kanë përkrahur një marrëveshje të tillë”, u shpreh Osmani.

Osmani shtoi se Thaçi e Mustafa kanë qenë bashkë atëherë dhe vazhdojnë të jenë bashkë edhe sot.“Në vitin 2013 bashkë, 2015 bashkë edhe 2020 bashkë janë, po flas për z.Thaçi në veçanti ai e dinë shumë që kanë e qenë bashkë atëherë janë bashkë tash, kanë qenë bashkë në këto nënshkrime që i kanë ndërmarrë. E në anën tjetër del e akuzon familjen time e quan tradhtare”, tha Osmani.Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës në Telegrafi.com

Ajo madje pati edhe një porosi për presidentin Thaçi, duke thënë se ka njerëz që e kanë mundur edhe mund ta mundin me vota.“Thaçi, duhet ta dijë një gjë shumë mirë që ka njerëz në Kosovë që e kanë mundur dhe e mundin me vota kurdo që don ai me dalë në zgjedhje. Janë dy njerëz, i ndjeri Rugova dhe pastaj në zgjedhjet e fundit Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja shtoi se ka edhe njerëz të atillë që mposhtjen e Thaçit e shohin përmes Gjykatës Speciale.“Po ka njerëz që mendojnë që pavarësisht që shtiren si bashkëpunëtorë të tij që e mendojnë që me e mposhtë vetëm tu e pa tu e marr Gjykata Speciale. Pra ai duhet me ditë këtë punë që ata që i akuzon për tradhti nuk gëzohen nëse ka ndonjë vendim të Gjykatës Speciale sepse kurdo e kudo e kemi lanë dhe e lajmë mbrapa me vota. Duhet me pas kujdes me deklaratat e tij se kënd e akuzon”, u shpreh Osmani.

Osmani shtoi se vijat e kuqe për Asociacionin i ka sqaruar Gjykata Kushtetuese, dhe se nuk kemi as çka shpikim vija të reja të kuqe as të gjelbrat e as ndonjë ngjyrë tjetër.“Asociacioni ka qenë i dëmshëm si ide në vitin 2013, ka qenë i dëmshëm si ide dhe në vitin 2015, por fati është që vendimi i Gjykatës Kushtetuese eliminon çdo mundësi që ky trup të ketë kompetenca ekzekutive.

Nuk mundet me qenë edhe marrëveshja e vitit 2015 dhe Kushtetua e Kosovës, sepse Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë marrëveshje. Nëse Hoti nuk e kupton këtë gjë kaq bazike nuk duhet të niset kurrë më për në Bruksel”, tha Osmani.