Një i mitur është therur me thikë në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Është raportuar se viktima i mitur mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një mjet i mprehtë – thikë. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info