Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ngritur sot në Kuvend çështjen e punimeve në magjistralen Podujevë – Prishtinë, njofton Llapi.info.
Bulliqi ka thënë se në këtë magjistrale, sipas tij, po shkatërrohet një rrugë që është shtruar shumë kohë më parë që sic ka thënë ai ka qenë me material shumë të qëndrueshëm, derisa thotë se tani po punohet me material tejet të dobët.
“Në projektin e kësaj rruge nuk as trase për kyçje ose shkyçje të rrugës, pa rreth-rrotullime, e madje pa ndalesa për autobusë. Me këtë projekt po abuzohet me qytetarët e Llapit dhe po keqpërdoret paraja publike. Është ka shkatërrohet një rrugë që ka qenë e mirë dhe e ka qenë shumë herë më qëndrueshme, se sa kjo që po ndërtohet tani. Trashësia e kësaj rruge ka qenë e shkëlqyeshme, e tani po shkatërrohet dhe po ndërtohet rishtas me një material jashtëzakonisht të dobët”, ka thënë Bulliqi./Llapi.info